Ndërveprimi tru-kompjuter është një ndër sfidat e radhës për teknologjinë dhe Kina ka marrë një rol udhëheqës globalisht në këtë fushë përparimtare. Kina po rrit investimet për kërkimin dhe inovacionin e ndërveprimit tru-kompjuter. Startup-i“Neurohua” në Kinë ka zhvilluar pajisje të ndërveprimit tru-kompjuter joinvaziv. Nëpërmjet një kapuçi elektronik, mund të monitorohen tregues të shumtë të lodhjes, përqendrimit dhe maturisë dhe të dhënat i komunikohen pajisjeve.
Ndërveprimi tru-kompjuter, sfida e radhës për teknologjinë e lartë
Kur fanta-shkenca takohet me biznesin e teknologjisë së lartë në Kinë, realiteti mund të jetë më i mirë se trillimi, pasi gjenerohen përfitime për një sërë industrish dhe shoqërinë në përgjithësi, duke krijuar aleanca të industrisë dhe duke i dhënë vendit një rol udhëheqës globalisht në një fushë avangardë, ku nuk mungojnë as implikimet makroekonomike.
Kjo, në të vërtetë, është historia e përparimit të shpejtë dhe magjepsës të ndërveprimit tru-kompjuter që teknologjia ka bërë në vend vitet e fundit. Sipas një raporti nga konsulenca e tregut “Market Research Future”, tregu global i ndërveprimit tru-kompjuter pritet të rritet mesatarisht 15 për qind në vit, nga 1.91 miliardë dollarë në vitin 2022 në 6.04 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Kina, e nxitur si nga qeveria ashtu edhe nga sektorët privatë, renditet vetëm pas Shteteve të Bashkuara në garën globale të ndërveprimit tru-kompjuter,në segmente të caktuara. “Fusha e ndërveprimit tru-kompjuter në Kinë është zhvilluar shumë shpejt. Në disa sektorë të veçantë, Kina qëndron në krye në këtë fushë”,- tha Zhao Jizong, neurokirurg i njohur dhe akademik në Akademinë Kineze të Shkencave.
Një vizitor përjeton një skuter lëvizshmërie të kontrolluar nga truri i mbështetur nga teknologjia e ndërfaqes tru-kompjuter gjatë Panairit të nëntë Ndërkombëtar të Teknologjisë në Kinë (Shanghai) më 16 qershor./China Daily
Nëse SHBA-ja ka“Neuralink” të udhëhequr nga Elon Musk dhe “Reality Labs” të “Meta”-s në fushën e ndërveprimit tru-kompjuter,Kina ka Universitetin Nankai dhe startup-in, “Neurohua”, që po hapin një shteg jashtëzakonisht tërheqës në segmente të caktuara.
Për shembull, aplikacionet e teknologjisë së ndërveprimit tru-kompjuter,si një shirit koke i lidhur me një dorezë elektronike, mund të bëjnë që një mendim që lundron në mendje të materializohet në një monitor kompjuteri - dëshmi e përparimit të shpejtë të bërë nga epoka e sintetizuesit të të folurit që i dha zë teorisë së fizikanit Stephen Hawking, duke e bërë atë një legjendë në jetën e tij, pavarësisht sëmundjes së tij të pashërueshme degjenerative neuromuskulare. Aplikimet e ndërveprimit tru-kompjuter mund të ndihmojnë një person me dëmtim cerebral të bëjë vezë të fërguara dhe madje të kapë një top duke menduar thjesht për veprime të tilla.
Jo vetëm SHBA-ja dhe Kina, madje edhe ekonomitë e tjera udhëheqëse po konkurrojnë të gjitha për një terren të fortë në hapësirën e ndërveprimit tru-kompjuter,pasi teknologjia ka potencialin të transformojë industri të ndryshme, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, argëtimin dhe komunikimin.
Një anëtar i stafit të Spitalit Tiantan të Pekinit demonstron një pajisje ndërfaqe truri-kompjuter, e përdorur për të matur vetëdijen dhe funksionin njohës, në Pekin më 4 janar 2021/China Daily
Sipas një raporti të Aleancës Industriale kineze të Ndërveprimit të Trurit dhe Kompjuterit, Kina dhe SHBA-ja janë pionierë dhe tregje për aplikacionet e teknologjisë së ndërveprimit tru-kompjuter. Raporti theksoi se Kina ka një epërsi në teknologjinë e ndjeshmërisë joinvazive. Aplikimet për patenta në këtë segment në Kinë u rritën në 35 për qind të totalit global në vitet e fundit, të ndjekura nga 30 për qind nga SHBA-ja dhe 10 për qind nga Japonia. Akademiku Zhao tha se aktualisht teknologjia e ndërveprimit tru-kompjuter përdoret kryesisht në provat klinike në Kinë për të diagnostikuar pacientët me ndërgjegje të dëmtuar dhe për të ndihmuar pacientët me dëmtime në lëvizje të ecin duke përdorur pajisje të caktuara.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh një kryesues në kërkimin e ndërveprimit tru-kompjuter. Në maj, “Neuralink” njoftoi se Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave i kishte dhënë dritën jeshile provës së parë klinike në botë në njerëz, një hap i madh përpara në zhvillimin e ndërveprimit tru-kompjuter.
Kina po rrit investimet për kërkimin dhe inovacionin e ndërveprimit tru-kompjuter. Në maj, një ekip nga Universiteti Nankai, i udhëhequr nga profesori Duan Feng, njoftoi se kanë përfunduar eksperimentin e parë në botë të ndërveprimit tru-kompjuter te jonjerëzorë.
Gao Xiaorong, profesor në Universitetin Tsinghua, deklaroi se tregu aktual kinez dominohet nga kompani joinvazive të ndërveprimit tru-kompjuter, që përbëjnë më shumë se 85 për qind, duke përfshirë arsimin, argëtimin dhe industri të tjera, ndërsa pajisjet invazive të ndërveprimit tru-kompjuter janë kryesisht në industrinë mjekësore. Sipas tij, homologët amerikanë janë më të avancuar në ato invazive. Në ndërveprimin tru-kompjuter invaziv, sensorët implantohen brenda trurit për të rritur informacionin që nxirret. Ndërsa ndërveprimit tru-kompjuter joinvaziv është relativisht më i sigurt dhe i lehtë për t'u zbatuar, por ka kapacitet të kufizuar në zëvendësimin ose përmirësimin e funksioneve të humbura trupore, tha Gao.
Startup-i“Neurohua” në Kinë ka zhvilluar pajisje të ndërveprimit tru-kompjuter joinvaziv. Nëpërmjet një kapuçi elektronik, mund të monitorohen tregues të shumtë të lodhjes, përqendrimit dhe maturisë dhe të dhënat i komunikohen pajisjeve.
Tang Zaixi, themeluesi i “Neurohua”, tha se një teknologji e tillë tashmë është përdorur në sektorë me rreziqe të larta, në mënyrë që kujtesa në kohë reale të gjenerohen për siguri dhe të shmangen rreziqet e fshehura të shkaktuara nga lodhja e stafit gjatë operacioneve.
Pajisje dhe teknologji të tilla të ndërveprimit tru-kompjuter janë përdorur tashmë në ndërtimin e metrosë së Linjës 13 të Metrosë së Pekinit dhe do të përdoren së shpejti gjatë ndërtimit të autostradave në rajonin autonom të Tibetit të Kinës. Përveç “Neurohua”-s, disa kompani kineze kanë qenë aktive në këtë sektor, kryesisht të fokusuara në pikat joinvazive. Gjiganti kinez i teknologjisë “Tencent Holdings” krijoi një divizion të dedikuar kërkimi të ndërveprimit tru-kompjuter, ndërsa “NeuraMatrix” dhe “BrainCo” po zhvillojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre të ndërveprimit tru-kompjuter. Në vitin 2019, qeveria kineze njoftoi një investim prej 4.5 miliardë dollarësh në një qendër të re kërkimore të neuroshkencës, për t'u fokusuar në ndërveprimin tru-kompjuter dhe teknologji të tjera të fundit. Gjatë Forumit Zhongguancun të këtij viti, një ngjarje teknologjike e mbajtur në Pekin në fund të majit, Zhao Zhiguo, inxhinier kryesor në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se teknologjia e ndërveprimit tru-kompjuter do të mbështetet fuqimisht për të qenë një drejtim i rëndësishëm zhvillimi për Kinën dhe do të bëhen përpjekje për të eksploruar më shumë skenarë aplikimi për teknologjinë.
“Kina ka avancuar në mënyrë proaktive për zhvillimin e industrisë së ndërveprimit tru-kompjuter. Vendi ka bërë përparime në projektet kryesore në këtë drejtim dhe ka ushqyer një numër ndërmarrjesh inovative kryesore. Ajo gjithashtu ka ndërtuar një aleancë industriale me më shumë se 100 anëtarë në të gjithë zinxhirin industrial”,- tha Zhao.
Ai theksoi se Kina i kushton rëndësi të madhe përcaktimit të standardeve. Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, për shembull, ka mbështetur kompanitë dhe institutet kërkimore përkatëse për të marrë drejtimin në hartimin e standardeve ndërkombëtare të ndërveprimit tru-kompjuter. Ministria ka udhëhequr gjithashtu krijimin e një komiteti teknik për të hedhur një themel të fortë për standardizimin e kërkimit për ndërveprimin tru-kompjuter. Niveli i kërkimit dhe zhvillimit të pavarur të çipave dhe elektrodave, dy komponentë kritikë në teknologjinë e ndërveprimit tru-kompjuter, po përmirësohet vazhdimisht në Kinë, tha Zhao.
Një vizitor përjeton një produkt të ndërfaqes tru-kompjuter gjatë Panairit të nëntë Ndërkombëtar të Teknologjisë në Kinë (Shanghai) më 15 qershor./China Daily
“Qëllimi përfundimtar i zhvillimit të ndërveprimit tru-kompjuter është të realizojë integrimin e plotë të trurit të njeriut dhe makinerisë si një tërësi organike. Ndërsa Kina dhe SHBA po përpiqen të nxisin përparimin në ndërveprimin tru-kompjuter, qëllimi ka të ngjarë të arrihet gjatë 50 viteve të ardhshme”,- deklaroi Gao.
Mes gjithë këtij optimizmi për garën drejt së ardhmes, He Jianghong, një ekspert i njohur i neurokirurgjisë në Spitalin Tiantan të Pekinit, tha se duhet t'u kushtohet vëmendje e veçantë problemeve të sigurisë gjatë zhvillimit të teknologjisë së ndërveprimit tru-kompjuter.
“Duhet kushtuar vëmendje për të gjurmuar nëse një pajisje e ndërveprimit tru-kompjuter mund të vihet në mënyrë të sigurt në funksion dhe të bëhet e pajtueshme për një kohë të gjatë. Po ashtu, nëse do të shkaktojë dëme të drejtpërdrejta si infeksione, gjakderdhje ose probleme të tjera te përdoruesit. Pasi kjo teknologji të zbatohet gjerësisht, ajo në mënyrë të pashmangshme do të mbledhë të dhëna si një numër i madh i sinjaleve të trurit të njeriut, duke ngritur kështu shqetësime për privatësinë”,- tha He.
Sipas tij, është e rëndësishme që Kina dhe vendet e tjera duhet të trajtojnë çështjet etike dhe të marrin masa paraprake në mënyrë që industria e ndërveprimit tru-kompjuter të mund të zhvillohet në një mënyrë të shëndetshme.