Foto nga VCG
Fillimisht 22-vjeçarja Li Xingyi kishte planifikuar të bënte një udhëtim rinor diplomimi me shokët e klasës, por statusi i saj si vullnetare në Universiadën Chengdu e bëri atë edhe më të emocionuar. Ashtu si Li Xingyi, ka gjithsej 20 mijë vullnetarë që shërbejnë në Universiadën Chengdu, nga 35 kolegje dhe universitete, dhe të gjithë kanë një emër të përbashkët, - "Piper jeshil", që në gjuhën kineze quhet Qingjiao.
"Qingjiao" në gjuhën kineze përdortet edhe si homonim për fjalën Qingjiao, që nënkupton “shkëmbim mes të rinjve”. Prandaj ata, vullnetarët, janë si çelësat e botës, që lidhin një ngjarje madhështore dhe një qytet, ndërsa bashkojnë një grup njerëzish me një grup tjetër. Këtë korrik ata do të nisin shkëmbimet me të rinjtë e botës në skenën botërore të Universiadës Chengdu.
Foto nga VCG
Vullnetari Liang Mingzhe është një asistent në fushën e basketbollit, kryesisht përgjegjës për pastrimin e parketit të garës. Në sytë e të tjerëve është një punë e thjeshtë, por vetëm ai mund t’i tregojë detyrat e tij. Gjatë ndeshjes, njerëzit janë të emocionuar për shkak të gjesteve të mrekullueshme të lojtarëve, por sytë e Liangut janë gjithmonë të përqendruar diku tjetër. Sikurse një aparat fotografik me shpejtësi të lartë, ai duhet të regjistrojë çdo moment kur një pikë djerse bie mbi parket. Më pas, Liang pastron shpejt, duke mos ndikuar aspak në ecurinë e ndeshjes.
Fusha e basketbollit pranë Parkut të Sportit “Phoenix Mountain”(Foto nga VCG)
Gjatë kohës së shërbimit prej rreth dy orësh, ai do të përgatisë ujë, topa basketbolli etj., ndërsa gjatë minutave të ndeshjes, ai do të pastrojë dhjetëra herë parketin. Kjo punë është e mërzitshme, deri dhe rraskapitëse, por Liang Mingzhe e pëlqen atë. Realizimi i diçkaje në ekstrem mund të dhurojë një kënaqësi shpirtërore.
Duket e çuditshme, por nga mundi i vullnetarëve, sportistët mund të garojnë pa u shpërqëndruar. P.sh., në fushën e basketbollit pranë Parkut të Sportit “Phoenix Mountain” ku shërben edhe Liang Mingzhe, do të luhen ndeshjet e basketbollit të kësaj universiade. Në këtë strukturë gjigande që mund të strehojë 18 mijë njerëz shërbejnë qindra vullnetarë. Përveç tyre ka edhe vullnetarë profesionistë, si ata për gjuhën, konkurset, ceremonitë e ndarjes së çmimeve dhe ngritësit e flamujve etj. Anë fushës dhe në tribuna shpërndahen vullnetarë të ndryshëm. Secili kryen detyrat e tij, duke qëndruar para skenës ose të fshehur në një qoshe, pavarësisht se të gjithë janë të domosdoshëm për garën.
Foto nga VCG
Sipas statistikave, mbi 6.400 atletë dhe 20 mijë vullnetarë do të marrin pjesë në këtë universiadë. Vullnetarët do jenë të shpërndarë në vendet e garave, fshatin e universiadës, ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, rezidencat teknike zyrtare, stacionet e aeroportit etj. Së bashku me sportistët nga e gjithë bota, vullnetarët do të krijojnë një pikturë në lëvizje të rinisë dhe entuziazmit. Kjo pamje është ashtu siç tha ish-presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge: "Një ngjarje madhështore për atletët është gjithashtu një ngjarje madhështore edhe për vullnetarët".
Në fakt, vullnetarët dhe sportistët kanë qenë gjithmonë plotësues të njëri-tjetrit, ata kanë bashkëpunuar për të krijuar ngjarje të mrekullueshme sportive dhe për të shkruar historinë e lojërave sportive moderne. Dallimi është se vullnetarët janë një grup heronjsh të vërtetë, por të pakurorëzuar.
Foto nga VCG
Universiada Chengdu është ngjarja e parë sportive ndërkombëtare në shkallë të gjerë e mbajtur në një format të hapur në Kinë që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit. Një botë që është goditur nga pandemia ka nevojë për lidhje mes njerëzve. Nën të njëjtin qiell blu, ne ndajmë një fat të përbashkët. Në fakt, askush nuk dëshiron një botë harmonike dhe miqësore. Por duke shfrytëzuar Universiadën Chengdu si një mundësi, ne presim që vullnetarët dhe vullnetarizmi të bëhen një forcë më shumë për ndërtimin e një bote harmonike dhe miqësore. (Çang Çuo)