
foto: VCG
Një ushtar amerikan që po përballej me masa disiplinore në SHBA kaloi kufirin duke shkuar në Korenë e Veriut të martën dhe besohet të jetë në paraburgim, thanë zyrtarët amerikanë.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin shprehu shqetësim për ushtarin.
"Ka ende shumë gjëra që po përpiqemi të mësojmë," tha zoti Austin në një konferencë shtypi. "Ne besojmë se ai është në paraburgim (në Korenë e Veriut) dhe kështu po monitorojmë dhe studiojmë nga afër situatën dhe po punojmë për të njoftuar të afërmit e ushtarit."
Koloneli Isaac Taylor, zëdhënës i Forcave të SHBA-së në Korenë e Jugut, tha se ushtria "po punonte me homologët në ushtrinë e Koresë e Veriut për të zgjidhur këtë incident".
Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Pentagoni dhe misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Deri tani, Koreja e Veriut heshti për hyrjen e pazakontë.
