Erdogan kërkon të shpëtojë Marrëveshjen e Grurit të Detit të Zi
2023-07-19 17:15:38

CFP

CFP

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se marrëveshja shumëpalëshe e lejuar për dërgesat e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga portet e Detit të Zi të Ukrainës mund të shpëtohet.

Nisma e Drithërave e Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara për të ndihmuar në zbutjen e krizës globale të ushqimit pas konfliktit Rusi-Ukrainë, skadoi të hënën. Rusia bëri të ditur se nuk do ta rinovojë marrëveshjen nëse nuk plotësoheshin kushtet e saj, shkruan “Xinhua”.

“Pavarësisht deklaratës së bërë, besoj se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron vazhdimin e kësaj ure humanitare”, tha Erdogan, duke iu referuar marrëveshjes. Gjatë një prononcimi për mediet, ai tha se mund bisedonte me homologun Putin përpara një udhëtimi që pritet të bëhet nga lideri rus në Turqi. Javën e kaluar, Erdogan tha se Putin mund të vizitojë Turqinë në gusht.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan në korrik 2022marrëveshjen në fjalë për të ofruar një korridor detar humanitar për anijet me eksporte ushqimore dhe plehrash nga tre porte të përcaktuara ukrainase të Detit të Zi. (Irma)