
CFP
Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar për përgjigje ndaj sulmit në urën që lidh Rusinë me Krimenë, i cili shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një të mituri.
Putini, i cili e urdhëroi ndërtimin e urës pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, e ka quajtur sulmin si terrorist dhe ka thënë se kërkon propozime për të garantuar sigurinë e urës.
Zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, deklaroi se dëmi që i është shkaktuar hekurudhës dhe pjesës rrugore të urës që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor, përcjell “Panorama”.

CFP
Khusnullin ka thënë se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe duhet të rindërtohet, mirëpo nuk ka dëme në shtyllat e urës.
Gjatë një konference shtypi, Khusnullin tha se trafiku rrugor do të rinisë në një drejtim më 15 shtator, ndërsa në të dyja drejtimet më 1 nëntor.
Ura është dashur të rindërtohet para disa muajsh për shkak të një sulmi që është kryer në të, në tetor.
Komiteti Kombëtar Kundërterrorizmit në Rusi bëri të ditur se sulmi është kryer me dy dronë ukrainas.
Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Ndërsa disa media ukrainase kanë raportuar se shërbimet e sigurisë kanë angazhuar dronë detarë. (Irma)

CFP
