Shtëpia e Fëmijës në Shkodër drejtohet nga një psikologe. Ajo është Vinifreda Gazulli, e cila përveç studimeve specifike ka dhe një përvojë të gjatë në çështjet e së drejtës në lidhje me fëmijët. Në intervistë për Radio Ejani ajo na tregon për organizimin e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, edukimin dhe rritjen e këtyre fëmijëve, birësimet dhe jep një mesazh për fëmijët, banorë të kësaj shtëpie.
Vinifreda Gazulli dhe femijet e shtepise se femijes Shkoder ( foto personale)
Vinifreda Gazulli dhe puna në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër
Vinifreda Gazulli është psikologe në profesion dhe ka kryer masterin me temë Shërbimet dhe politikat sociale në kuadrin e drejtësisë për të miturit.
Aktualisht, ajo drejton Institucionin e Shtëpisë së Fëmijëve Shkodër në lidhje me çështjet e menaxhimit, organizimit dhe trajtimit psikologjik të fëmijëve.
Vinifreda ka një eksperiencë të gjatë në çështjet e së drejtës në lidhje me fëmijët dhe jo vetëm, si dhe është e angazhuar në shoqërine civile.
Ajo flet për Radio Ejani me dashuri shumë të madhe për fëmijët në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, duke na treguar se si është përditshmëria e fëmijëve, banorë të kësaj shtëpie.
CMG: Si është ta kalosh ditën në këtë shtëpi të ngrohtë?
Vinifreda Gazulli: Është një emocion më vete që unë të merrem me këta fëmijë pasi i cilësoj si anëtarë të një familje, ndaj kohën më të madhe në atë shtëpi tek e cila ndër të tjera kam edhe kujtime të bukura, nga organizimet që bëjmë dhe çdo ditë e jona në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.
Vinifreda Gazulli dhe femijet e shtepise se femijes Shkoder ( foto personale)2
CMG: Si psikologe si mendoni, sa i përket ndjesive të fëmijëve, a pyesin shpesh për familjet e tyre?
Vinifreda Gazulli: Po pyesin, sa më shumë që rriten aq më shumë pyesin.Nuk është ndjesi e mirë pasi duhet t’i përgjigjesh një fëmije për gjithçka që të pyet.E megjithatë ne u kemi krijuar një ambient të dedikuar si shtëpia, pavarësisht që shtëpinë nuk ta zëvëndëson dot asnjë gjë në botë.
CMG: Lidhjet miqësore që nisin aty, a vazhdojnë edhe pas disa vitesh?
Vinifreda Gazulli: Po, vazhdojnë. Këto lidhje miqësore janë të tilla që vazhdojnë. Kur kaloj në mbrëmje në këtë shtëpi, unë shoh që fëmijët kanë shumë dëshirë për të folur me njëri-tjetrin, për të ndarë mendimet e tyre.Ndërsa dua të ndaj me ju, një histori të veçantë. Njëra nga vajzat, e cila u birësua pak kohë më parë, nuk kaloi shumë kohë dhe tha kam dëshirë të rikthehem për pushime në shtëpinë e fëmijës, kjo për arsye sepse aty fëmijët ndihen si vëllezër dhe motra.
Vinifreda Gazulli dhe femijet e shtepise se femijes Shkoder ( foto personale)3
CMG: A janë shumë të nderlikuara procedurat e birësimit?
Vinifreda Gazulli: Në varësi të rastit. Kemi raste që do t’i cilësoja të vështira kur duhet të përmbushin disa detyrime, si edhe raste të thjeshta, kur mjafton të përmbushin procedurat bazë dhë fëmija lehtësisht birësohet.
CMG: Fëmijët mund të birësohen vetëm nga shtetas shqiptarë apo edhe të huaj?Vinifreda Gazulli: Edhe nga të huaj. Rasti, që sapo tregova është rasti i një vajzë të huaj e cila bashkë me partnerin erdhën për ta marrë vajzën pasi plotësonin çdo kusht.
CMG: A është rritur kërkesa për birësime gjatë viteve të fundit?
Vinifreda Gazulli: Jetimoret sot, kanë më pak fëmijë si numër, por ka ndryshuar shumë formati i pranimit, i shërbimit. Nëse më hëret në institucione kishte të mitur të braktisur, tani shumica janë fëmijë me familje, por me probleme social – ekonomike, apo të shfrytëzimit.
Vinifreda Gazulli ( foto personale)
CMG: Fëmijët janë të ndarë në grup-mosha?
Vinifreda Gazulli: Fëmijët janë të ndarë patjetër në grup-mosha të ndryshme. Fillimisht janë grupet me fëmijët nga 0-5 vjeç, pastaj 5-15 vjeç dhe më pas qëndra të tjera që mirëpresin adoleshentët.
CMG: A keni një mesazh për këtaj fëmijë që po të ndjekin?Vinifreda Gazulli: Në fakt fëmijët përpos fjalëve kanë nevojë për vepra. Vepra më e mirë është t’i ndihmojmë ata sa të mundemi, duke menduar për mirëqenien e tyre emocionale.
Megi Latifi
Vinifreda Gazulli ( foto personale)2