
Marreveshja per emigracionin (Foto Atsh)
Bashkimi Evropian dhe Tunizia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon të luftojë emigrimin e parregullt në këmbim të një pakete të ndihmës për vendin e Afrikës së Veriut, një rrugë kryesore për emigrantët, shkruan “ATSH”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri holandez, Mark Rutte, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti tunizian, Kais Saied, njoftuan marrëveshjen pas bisedimeve, në Tunis.
Memorandumi hap rrugën për ndihmën financiare nga BE-ja ndaj Tunizisë deri në 900 milionë euro (1.01 miliardë dollarë).
Kjo është vizita e dytë e tre zyrtarëve evropianë në Tunizi, në një muaj.
Saied tha se ekziston nevoja maksimale për një marrëveshje kolektive për atë që ai e quajti “emigrim çnjerëzor” për të cilin fajësoi rrjetet kriminale.
“Ky memorandum duhet të shoqërohet nga një sërë marrëveshjesh detyruese që burojnë nga parimet e tij”, shtoi ai. (Fatosi)
