Zjarri në Ishujt Kanarie del jashtë kontrollit, mijëra të evakuuar
2023-07-18 15:42:16

Zjarri ne ishujt Kanarie (Foto Rtsh)

Zjarri ne ishujt Kanarie (Foto Rtsh)

Të paktën 4000 persona janë evakuuar pasi një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në ishullin spanjoll La Palma, njofton “RTSH”.

Zjarri në La Palma filloi në orët e para të së shtunës në El Pinar de Puntagorda, një zonë pyjore në veri të ishullit në Kanarie.

Zjarri detyroi evakuimin e njerëzve nga fshatrat e zonës. Dhjetë njësi ajrore dhe 300 zjarrfikës në terren kërkuan të vinin nën kontroll flakët në ishull, i cili është pjesë e një arkipelagu spanjoll në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Në Tenerife, një tjetër nga tetë ishujt Kanarie, një zjarr pyjor, i cili shpërtheu të shtunën, detyroi evakuimin e 50 personave dhe shkatërroi rreth 60 hektarë me bimësi. (Fatosi)