Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas
2023-07-18 16:52:34

CFP

CFP

Rusia është tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për lejimin e eksporteve të grurit nga Ukraina dhe do ta rinovojë marrëveshjen vetëm pasi të përmbushen kushtet në lidhje me prodhimin rus, tha zëdhënësi i Kremlinit, njofton “ATSH”.

“De facto, marrëveshja e Detit të Zi ka përfunduar së funksionuari. Fatkeqësisht, kushtet e marrëveshjes të vendosura nga pala ruse nuk janë zbatuar ende, kështu që vlefshmëria e saj ka skaduar. Sapo pala ruse të jetë e kënaqur, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. (Fatosi)