
Foto nga VCG
Rrjeti televiziv amerikan CNNS njoftoi të dielën që besimi i amerikanëve te arsimi i lartë ka rënë në pikën më të ulët në histori. Sipas njoftimit, tarifat e universiteteve amerikane janë bërë më të shtrenjta. Statistikat e organizatës "Nisma e të dhënave të arsimit" tregojnë se, duke hequr faktorin e inflacionit, tarifat e universiteteve amerikane janë ngritur 747.8 % që nga viti 1963, duke e kaluar shumë rritjen e pagave. Rritja e tarifës së shkollimit është shkaktuar kryesisht nga acarimi i pabarazisë së të ardhurave të amerikanëve që nga vitet '70 të shekullit të 20-të, dhe sot dallimi ndërmjet të pasurve e të varfërve është edhe më i madh se në atë kohë. Për të tërhequr studentë nga familjet e pasura, universitetet më të mira amerikane kanë shtuar pandërprerë shpenzimet për shërbime luksi, të cilat madje i kalojnë shpenzimet për stafin mësimor. (Fani)
