
Azili (Foto Panorama)
Gjermania ka kritikuar një rregullore që u mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes, përcjell “Panorama”.
Por, Spanja, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.
“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda qeverisë federale”,- deklkaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin e azilit. Sipas planeve, aplikimet e emigrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve. Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohet të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e azilit.
Ata që nuk kanë mundësi për të fituar azil, do të kthehen menjëherë mbrapsht.
Përveç kësaj, rregullorja parasheh që personat që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendra të pranimit, afër kufijve.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi. (Irma)
