foto: VCG
Lionel Messi ka mbërri në Florida së bashku me familjen e tij për ta nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm shtatë muaj pasi udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në Katar, Lionel Messi iu paraqit tifozëve gjatë një aktiviteti spektakolar në stadiumin e Majamit.
foto: VCG
foto: VCG
“Jam shumë i lumtur që zgjodha të vij në këtë qytet me familjen time, që zgjodha këtë projekt dhe nuk kam asnjë dyshim se do ta shijojmë së tepërmi. Do t’ia kalojmë mirë dhe gjëra të shkëlqyeshme do të ndodhin. Ju falenderoj shumë, ju falenderoj të gjithëve për këtë ditë”, tha ai.
Sipas një personi të afërt me të, klubi saudit Al-Hilal i pati dërguar Messit një ofertë zyrtare për sezonin e ardhshëm me një pagesë rreth 400 milionë dollarë në vit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.