
CFP

CFP
Qarkullimi i makinave në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë është ndalur pas raportimeve për një shpërthim.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në rajonin Krasnodar të Rusisë, që ndodhet në skajin lindor të urës, nga sulmi mbi urë humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër u plagos.
Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës herët të hënën pa dhënë një arsye specifike, raporton “Panorama”.
Mediet lokale bëjnë të ditur se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar.
Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte së shpejti.
Fotot e postuara nga një kanal në “Telegram”, i lidhur me Shërbimin e Sigurisë ruse, tregonin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.
Ura pësoi dëmtime edhe në tetor 2022, nga shpërthimi i një kamioni-bombë. U deshën disa muaj riparime përpara se të kthehej në funksionim të plotë.

CFP

CFP
Ura shërben si rrugë kryesore transporti për trafikun rrugor dhe hekurudhor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
E hapur në vitin 2018, ura prej 19 kilometrash është lidhja kryesore tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë. (Fatosi)
