Sezoni kulturor veror “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, e konceptuar me qëllimin e vetëm që të çojë artin dhe kulturën atje ku është lexuesi, po udhëton në të gjithë Shqipërinë. Javët e para ishin të mbushura plot ngjarje dhe emocion. Sezoni veror i këtij viti është menduar me plot aktivitete, ku një vend të veçantë zënë aktivitete me fokus librin. Pjesë e këtyre aktiviteteve është edhe maratona “Netët e librit” që këtë vit nisi nga qyteti brgdetar i Durrësit.
“Netët e librit” nisi në Torrën Veneciane të Durrësit për të vijuar rrugëtimin e vet në qytetet turistike të vendit përgjatë këtij sezoni turistik.
Projekti i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e nisi turin e tij nga Durrësi, kryeqendra e turizmit shqiptar, duke përzgjedhur Torrën Veneciane një nga simbolet e trashëgimisë sonë kulturore dhe pjesë e fortifikimit bizantin të Durrësit. Ky monument i kategorisë së parë rihapet për këtë ngjarje kulturore, pas restaurimit që ndoqi dëmtimin e tij nga tërmeti i vitit 2019.
Drejtuesja e QKL-së Alda Bardhyli përshëndeti në këtë natë të parë të librit shkrimtarët Bashkim Hoxha, Mimoza Ahmeti, Enkel Demi, Vera Bekteshi dhe Ylljet Aliçka. Poetë dhe prozatorë ndanë eksperiencat e tyre, në një panel mjaft të këndshëm, duke folur për librat, motivet, botimet, lexusit, procesin krijues, vështirësitë e hasura etj, duke ndarë kështu një botë tejet personale me një publik që e do librin dhe leximin. Bukurinë mbrëmjes ia shtoi edhe interpretimi i aktoreve Sanie Hoti, Teuta Dhima e Frosina Bardhi, të cilat sollën emocione tek të pranishmit.
Në përfundim, Netët e librit në Durrës, u vlerësua si një iniciativë e shkëlqyer që jep mundësinë e promovimit të artit të letrave dhe ofrimin e krijuesve tek lexuesi.
Pas Durrësit, “Netët e Librit” udhëtoi drejt Vlorës, një destinacion tjetër turisik, për të nderuar një poet me një zë origjinal në letrat shqipe Hiqmet Meçaj.
Krahas dy poetëve të për të ciët u diskutua dhe u lexuan pozitë e tyre, një moment i rëndësishëm ishte edhe biseda me dy poetët e familjes Meçaj.
Dy poetët, babë e bir, Hiqmet dhe Andi Meçaj, dolën për të bërë një rrugëtim në jetën e veprën e tyre para një audience miqsh e njerëzish të letrave.
Në këtë rrethanë, shumë e merituar ishte vëmendja ndaj poetit Hiqmet Meçja, një poet imponues, një figurë që pasuron antologjinë shqipe dhe sidomos specifikisht e bën Vlorën një qytet të poetëve dhe poezive cilësore. Sqima dhe fjala specifike e tij në poezitë e librave dhe matanë librave, pasurojnë traditën e poezisë së tërëkohshme vlonjate. Aktiviteti u zhvillua në Bibliotekën e qytetit Shefqet Musaraj.
Ndërsa projekti Netët e Librit do të vijojë rrugëtimin e tij në të tjera destinacione turistike e shkrimtarët do të mblidhen për të folur për librat e tyre, ashtu siç ndodhi në Durrës e Vlorë, një tjetër aktivitet i rëndësishëm kushtuar sërish poezisë po përgatitet që të fillojë në Durrës. Bëhet fjalë për Festivalin Letrar Varg, një aktivitet që do të zhvillohet për gjatë muajve korrik- gusht, e që do të fokusojë biseda, takime, të ftuar, shkrimtarë, për të ndarë eksperincat e mendimit dhe të jetës së tyre.
Me ardhjen e sezonit turistik veror, ka ndryshuar edhe vendtakimi i shkrimtarëve me lexuesit e tyre. Destinacionet turistike po kthehen nga viti në vit në vendin ku lexuesit takohen me autorët e preferuar dhe ku vetë shkrimtarët takojnë njëri – tjetrin.
Me bukuritë e veta natyrore, detin, rërën, diellin, pishat, destinacionet tona më të rëdësishme turistike, po konsiderohen si parajsa e librit, pasi pushuesit nuk duan të kenë me vete të krem të mirë plazhi, por edhe një libër shumë të mirë. E nëse kësaj zgjedhjeje shpirtërore i shtohen edhe takimet me shkrimtarë, poetë, dëgjim poezish apo mendimesh të vyera, atëherë mund të thuhet me gojën plot se ishte një verë e magjishme.
Një kujtesë për miqtë e librit: Netët e Librit sapo kanë filluar maratonën e tyre dhe ju do të keni mundësi t’i shfrytësoni gajtë gjithë verës. Gjithashtu edhe Festivali Letrar Varg është në përgatitjet e fundit. Në fund të fundit kjo do të jetë një verë tepër e nxehtë dhe e thatë e tepër poetike njëkohësisht.
Neritana Kraja