Kryediplomatja gjermane: Do të doja të negocioja me presidentin rus
2023-07-17 14:51:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se ajo nuk shihte asnjë bazë për negociata me presidentin rus Vladimir Putin mbi Ukrainën në të ardhmen e parashikueshme, shkruan “ATSH”.

“Do të doja që të mund të negocionim. Por tani nuk ka të bëjë me çfarë dëshirohet, por me përballjen me realitetin”,- tha Baerbock në një intervistë të përbashkët me ushtarakun ukrainas, krybashkiakun e Kievit, si dhe ish-yllin e boksit kampion bote Wladimir Klitschko.

Baerbock theksoi se në prag të konfliktit në Ukrainë, në tryezën e bisedimeve ishin bërë përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin.

“Përgjigjja ishte, 100.000 ushtarë hynë në konflikt. Ukraina duhet të jetë në gjendje të rifitojë paqen. Do të funksionojë vetëm nëse ky agresion ndalet, nëse ushtarët rusë largohen nga Ukraina dhe të ndalen sulmet e përditshme me dron, raketa dhe bomba”, shtoi Baerbock. (Fatosi)