Putin: Nëse Ukraina përdor bomba thërrmuese, do të kundërveprojmë
2023-07-17 12:00:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të përdorë bomba thërrmuese nëse Ukraina i përdor ato.

“Sigurisht, nëse ato përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime reciproke. Armët shpërthyese, të cilat lëshojnë një numër të madh bombash më të vogla në një zonë të gjerë, janë të ndaluara në mbi 100 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, por Rusia ka stoqe të mjaftueshme”,- tha presidenti rus, përcjell “RTSH”.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja janë ndër vendet që shprehën shqetësimin për furnizimin me bomba të Ukrainës, pasi sipas tyre, rreziku që paraqesin për civilët është mjaft i lartë.

Por, sipas SHBA-së, ato janë të nevojshme sepse rezervat e armëve të Ukrainës po pakësohen.

Bombat thërrmuese zakonisht lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë.

Bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë me vite përpara se të shpërthejnë.

SHBA-ja bëri të ditur se ka marrë garanci nga Ukraina se trupat ukrainase nuk do të përdorin armët në Rusi apo në zonat urbane. (Fatosi)