Samiti i G20-s, Yellen kërkon intensifikim të ndihmës për Ukrainën
2023-07-17 12:04:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi gjatë samitit të ministrave të Financave të G20-s, të mbajtur në Indi, se rritja e ndihmës për Ukrainën është e vetmja mënyrë për të ndihmuar ekonominë botërore, njofton “RTSH”.

Sipas saj, dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën është prioritet kyç.

Jellen, e cila në shkurt të këtij viti vizitoi Kievin, u shpreh se gjatë asaj vizite kishte parë ndryshimin e madh që po mundësonte ndihma e huaj si për civilët ashtu edhe për ushtrinë ukrainase. “Dhënia fund e konfliktit është një domosdoshmëri morale. Por gjithashtu është e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjmë ekonomisë botërore”,- tha Jellen.

India, e cila kryeson samitin e G20-s, është përpjekur të mbajë një qëndrim neutral ndaj konfliktit në Ukrainë, duke kërkuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit, por ndërkohë duke rritur ndjeshëm blerjet e naftës ruse. (Fatosi)