Aeroplani i dytë kinez C919 i dorëzohet kompanisë ajrore "China Eastern"
2023-07-17 14:14:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aeroplani i dytë me trup të ngushtë i prodhimit kinez C919 iu dorëzua kompanisë ajrore "China Eastern" me qendër në Shangai të dielën.

Aeroplani e nisi fluturimin zyrtar të tij nga Aeroporti Ndërkombëtar "Pudong" i Shangait më 10:06 dhe arriti në Aeroportin Ndërkombëtar "Hongqiao" të Shangait më 10:20 për t'iu bashkuar  "China Eastern".

Ky është i dyti prej pesë avionëve C919 me të njëjtën strukturë kabine që kompania ajrore "China Eastern" kanë blerë nga prodhuesi i këtij tipi aeroplani, Korporata e Avionëve Komercialë e Kinës (COMAC). Ai do të fluturojë bashkë me avionin e parë në linjën ajrore Shangai - Chengdu dhe pritet të bëjë rrugë më të gjata në të ardhmen.

Deri më 12 korrik, avioni i parë C919 kishte kryer 87 fluturime komerciale për rreth 250 orë, duke u shërbyer 11 095 udhëtarëve.