
Foto nga VCG
Roja Kufitare e Ukrainës ka lajmëruar se trupat e grupit “Wagner” kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Bjellorusi nga Rusia, shkruan “Panorama”.
“Grupe të veçanta përfaqësuesish nga trupat ushtarake private kanë filluar të vëzhgohen në Bjellorusi”,- bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare në mediat sociale.
Mediat e huaja raportojnë se rojet kufitare vazhdojnë të monitorojnë situatën për të kuptuar vendndodhjen, numrin dhe detyrat e militantëve të këtij grupi.
Autoritetet bjelloruse thanë se mercenarët e “Wagner”-it po trajnonin luftëtarët bjellorusë.
Instituti për Studimin e Luftës parashikoi se komandantët e “Wagner”-it në Bjellorusi ka të ngjarë të përgatisnin infrastrukturën e stërvitjes dhe të vendosin kushte për ardhjen e forcave të rregullta të grupit.
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko pretendoi se ai ndërmjetësoi muajin e kaluar një marrëveshje midis udhëheqësit të “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund rebelimit. (Fatosi)
