

Foto nga VCG
Shqipëria, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia, Franca dhe disa vende të tjera pjesë e jugut të Evropës do të vazhdojë të përkeqësohet javën e ardhshme pasi vala e të nxehtit nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje, shkruan “RTSH”.
Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta.
Ministria italiane e Shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen.
Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën që sapo ka nisur deri në 48 gradë Celsius të parashikuara në Sardenjë, sipas mediave italiane.
Shërbimi italian i Motit njoftoi se ishulli do të jetë në epiqendrën e valës së të nxehtit edhe javën e ardhshme.
Ndërkohë, Greqia është goditur nga temperaturat prej mbi 40 gradë Celsius në ditët e fundit. Akropoli, një atraksioni i njohur turistik, u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.
Në Spanjë, një zjarr në pyll në ishullin La Palma ka detyruar evakuimin e të paktën 500 personave.
Vala e të nxehtit pritet të shtrihet edhe në Ballkan në javën e ardhshme. (Fatosi)
