
Foto nga VCG
Ndërsa Greqia po përjeton temperatura tepër të larta, pika turistike e Athinës, Akropoli, do të jetë i mbyllur gjatë orëve të pikut për disa ditë me radhë gjatë kësaj jave, shkruan “ATSH”.
Njoftimi u dha të dielën nga autoritetet greke, për shkak të temperaturave të larta që mund të arrijnë në mbi 40°C.
Të shtunën dhe të dielën, trashëgimia botërore e UNESCO-s është përmbytur nga turistë, por pas vendimit të marrë nga autoritetet greke, nuk do të mirëpresë asnjë vizitor nga ora 11:30 deri në 17:30 me orën lokale.
Që nga e enjtja, kur temperaturat nga termometrat filluan të rriten ndjeshëm, Kryqi i Kuq është vendosur pranë Akropolit për të ndihmuar turistët që përkeqësohen nga vapa e madhe dhe ka shpërndarë mijëra shishe ujë. (Fatosi)
