Sondazhi i CGTN-it: AI gjenerative rritet e shfrenuar, pothuajse 90 % e përdoruesve globalë të internetit kërkojnë rregullim të efektshëm
2023-07-17 14:23:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aplikimi i teknologjisë të inteligjencës artificiale (AI) gjenerative i ka kaluar pritshmëritë njerëzore. Ndërsa njerëzit admirojnë shfaqjen e mahnitshme të teknologjisë së AI-së, ata janë gjithashtu thellësisht të shqetësuar rreth problemit të etikës dhe sigurisë së informacionit. Sipas një sondazhi me përdoruesit globalë të internetit nga CGTN-i, gati 90 për qind e pjesëmarrësve besojnë se risitë teknologjik për teknologjinë e AI-së gjenerative duhet të shoqërohen nga rregullim efektiv për të shmangur rreziqet potenciale.

Në sondazh, pothuajse gjysma e të pyeturve, 44 për qind, thanë se janë ekspozuar apo kanë përdorur prodhime të lidhura me AI-në gjenerative në jetën e përditshme të tyre.

Shqetësimi i përdoruesve të internetit nuk është i paarsyeshëm, sepse në vitet e fundit, disa prodhime të AI-së gjenerative kanë krijuar informacion që nuk është i ndryshëm nga i qenieve njerëzore, që mund të shpjerë lehtësisht në dezinformacion. Rreth 87 për qind e të pyeturve ishin thellësisht të shqetësuar për këtë. Përveç kësaj, 85.7 për qind shqetësohen rreth çështjeve të privatësisë. Teknologjitë e AI-së gjenerative mbledhin të dhënat e përdoruesve për mësimin dhe trajnimin dhe mund të shkelin privatësinë e tyre.

Shtatë departamente kineze, duke përfshirë Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës, publikuan së bashku një masë për të rregulluar përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. Sipas sondazhit, 89.2 për qind e përdoruesve globalë të internetit vlerësojnë qasjen e Kinës dhe besojnë se rreziqet potenciale duhen shmangur efektivisht, duke inkurajuar inovacionin teknologjik.

82 për qind të tjerë besojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të forcohet për të nxitur inovacionin teknologjik të AI-së dhe për t'u mbrojtur nga rreziqet e sfidat.

Sondazhi u publikua në platformet në gjuhët angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-it, me mbi 30 000 përdorues që votuan brenda 24 orësh.