AP: Vetëm 10 % e të pyeturve në sondazh e vlerësojnë lart demokracinë amerikane
2023-07-17 15:47:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia e lajmeve "Associated Press" raportoi të premten e kaluar se, sipas një sondazhi të fundit të kryer prej saj, vetëm një në 10 amerikanë jep nota të larta për mënyrën se si funksionon demokracia amerikane ose sa mirë i përfaqëson ajo interesat e shumicës së amerikanëve. Shumica e amerikanëve besojnë se ligjet dhe politikat e ShBA-së e përfaqësojnë dobët shumicën e amerikanëve për çështje të tilla si ekonomia, shpenzimet qeveritare, politika e armëve, imigracioni, aborti etj. Sondazhi tregon se 53% e amerikanëve besojnë se Kongresi ka bërë një punë të dobët në ruajtjen e vlerave demokratike, ndërsa vetëm 16 % mendojnë se ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim.