
Foto nga VCG
Duma ruse miratoi pr.ligjin që ndalon operacionet që synojnë ndryshimin e seksit të një personi dhe ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare dhe të dhënat publike.
Në këtë projektligj bëhet përjashtim për rastet që lidhen me trajtimin e anomalive kongjenitale fiziologjike të formimit të seksit te fëmijët, por operacione të tilla mund të kryhen vetëm me vendim të komisionit mjekësor dhe në klinika publike, shkruan “Panorama”.
Projektligji gjithashtu ua ndalon transgjinorëve të adoptojnë fëmijë ose të marrin kujdestarinë e të miturve.
Projektligji duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës, i kontrolluar nga Kremlini, që vulos legjislacionin që Duma ka miratuar, para se të nënshkruhet në ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin. (Irma)
