Presidenti rus: Grupi paraushtarak “Wagner” nuk ekziston më
2023-07-16 12:06:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se grupi paraushtarak “Wagner” nuk ekziston më, të paktën nga pikëpamja juridike.

Deklarata e Putin u bë për gazetën ruse “Kommersant”, pas takimit në Kremlin me themeluesin i milicisë së mercenarëve, Jevgeni Prigozhin.

““Wagner” nuk ekziston më. Ne nuk kemi ligj për organizatat ushtarake private. Thjesht nuk ekzistojnë”,- tha Putin në përgjigjë të pyetjes nëse grupi do të mbetej si njësi luftimi, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, ka një grup, por ligjërisht nuk ekziston.

“Është një çështje më vete që duhet të diskutohet nga Duma, shteti dhe qeveria. Nuk është një çështje e thjeshtë”, shpjegoi Putin, duke iu referuar një njohjeje të mundshme ligjore të grupit “Wagner”. (Irma)