Greqia merr masa ndaj temperaturave përvëluese
2023-07-15 12:47:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Greqia po përballet me temperatura tepër të larta dhe autoritetet kanë marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative te shëndeti i qytetarëve i të nxehtit përvëlues që ka prekur shumë vende të botës, shkruan “Panorama”.

Ministria e Punës kërkoi ndër të tjera punën në distancë dhe pezullimin e punës në ambiente të jashtme në oraret e pikut 12:00-17:00.

Mediat greke bëjnë të ditur se ministria urdhëroi për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti nëpër institucione.

Po ashtu, u kërkua edhe pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12:00-17:00. (Irma)