Zv.kryeministrja holandeze largohet nga politika për shkak të kërcënimeve
2023-07-15 11:44:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëvendëskryeministrja holandeze, njëherësh ministre e Financave, Sigrid Kaag, njoftoi largimin nga politika për shkak të kërcënimeve.

Pas shpërbërjes së qeverisë së ish-kryeministrit Mark Rutte ajo nuk është më e disponueshme si një kandidate kryesore për partinë e majtë liberale D66.

“Periudha ime e fundit u shoqërua me urrejtje, frikësime dhe kërcënime, si dhe me dashuri dhe vlerësim”,- tha 61-vjeçarja, citon “ATSH”.

Megjithatë, Kaag do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e reja.

Kaag u ankua për mizogjini, ndër të tjera. “Mizogjinia ekziston, për fat të keq. Sidomos kur gratë guxojnë të thonë diçka që mund të kritikohet”, tha ajo.

Sipas burimeve dhe politikanë të tjerë holandezë ishin kërcënuar në jetën e tyre private. Megjithatë, Kaag kishte marrë më shumë mesazhe urrejtjeje.

Në një program televiziv, dy vajzat e saj i kërkuan të hiqte dorë nga politika. Ato kishin frikë për jetën e nënës së tyre.

Koalicioni holandez i katër partive u shpërbë javën e kaluar pas mosmarrëveshjeve mbi politikën e emigracionit. Ndërsa Rutte njoftoi tërheqjen e tij nga politika, duke mos kandiduar më. Ai do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. (Irma)