Elon Musk themelon një kompani të re për të kuptuar natyrën e universit
2023-07-15 13:11:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, bëri të ditur planet për themelimin e një kompanie të re, “xAI”, me synimin për të kuptuar natyrën e vërtetë të universit, transmeton “Anadolu”, përcjell “ATSH”.

Kompania njoftoi se kanë udhëhequr zhvillimin e disa prej përparimeve më të mëdha në këtë fushë, duke përfshirë “AlphaStar”, “AlphaCode”, “Inception”, “Minerva”, “GPT-3.5” dhe “GPT-4”.

Në mars, Musk dhe një numër i madh ekspertësh të teknologjisë, me anë të një letre të hapur, kërkuan pauzë për eksperimente me sistemet e inteligjencës artificiale, duke përmendur rreziqet për shoqërinë dhe njerëzimin.

Musk po ashtu është drejtor ekzekutiv i prodhuesit amerikan të anijeve kozmike dhe kompanisë së komunikimeve satelitore SpaceX dhe prodhuesit të makinave elektrike “Tesla”. (Irma)