Presidenti amerikan takohet me liderët e vendeve nordike
2023-07-15 11:59:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës dhe Norvegjisë, në pallatin presidencial të Finlandës, gjatë një vizite në vendin anëtar më të ri të NATO-s, pas samitit të aleancës në Lituani.

Biden e cilësoi Finlandën si një vlerë të jashtëzakonshme për aleancën ushtarake të NATO-s, citon “Panorama”.

“Nuk mendoj se NATO-ja ka qenë ndonjëherë më e fortë. Së bashku ne po mbrojmë vlerat e përbashkëta demokratike”, u tha presidenti Biden gazetarëve në pallatin presidencial të Finlandës.

Presidenti Niinisto tha se anëtarësimi i Finlandës në NATO i hapi rrugë një epoke të re të sigurisë së vendit dhe përshëndeti përpjekjet e presidentit amerikan për unitet në takimin e NATO-s në Vilnius, në përkrahje të Ukrainës. (Irma)