PE: Bullgaria dhe Rumania t’i bashkohen Shengenit deri në fund të vitit
2023-07-14 11:50:41

Foto nga VCG

Parlamenti Evropian i bëri thirrje Këshillit të Evropës të lejojë Rumaninë dhe Bullgarinë t’i bashkohen zonës Shengen deri në fund të vitit 2023.

Në një rezolutë të miratuar me 526 vota pro, 57 kundër dhe 42 abstenime, parlamenti nënvizon se të dyja vendet tashmë kanë plotësuar kërkesat e nevojshme për t’u pranuar në Shengen.

Deputetët shprehin keqardhje për refuzimin në 8 dhjetorin e shkuar të anëtarësimit të tyre, pa paraqitur asnjë justifikim ligjor në lidhje me kriteret e anëtarësimit, shkruan “ATSH”.

“Një zonë më e madhe Shengen pa kontrolle kufitare do ta bënte BE-në më të fortë”,- thanë eurodeputetët, duke vënë në dukje se të gjitha vendet anëtare kanë të drejtë t’i bashkohen Shengenit pasi të plotësohen kërkesat.

Për PE-nës, mosanëtarësimi i dy vendeve në Shengen përfaqëson një barrë sociale dhe ekonomike për bizneset dhe popullsinë e të dy vendeve, si dhe një burim diskriminimi për qytetarët e tyre.

Komisioni Evropian ka dhënë një vlerësim pozitiv për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe Parlamenti Evropian ka mbështetur vazhdimisht anëtarësimin e tyre. (Irma)