
Foto: VCG
Ditët e fundit u zhvillua në kryeqytetin e Lituanisë Vilnius Samiti i NATO-s. Në këtë samit u miratua plani më gjithëpërfshirës për mbrojtjen rajonale pas Luftës së Ftohtë, dhe u premtua se NATO-ja do t’i ofrojë Ukrainës më shumë mbështetje për një periudhë afatgjatë. Lidhur me këtë, kryetarja dhe themeluesja e institutit kërkimor gjerman “Schiller”, Helga Zepp-LaRouche, u shpreh që mund të shihet se NATO-ja nuk ka asnjë dëshirë për të ndaluar konfliktin mi ndërmjet dis Ukrainës dhe Rusisë në mënyrë diplomatike, dhe se provokimet e mëtejshme të NATO-s mund të çojnë drejtpërdrejt në përshkallëzimin e konfliktit.

Foto: VCG
Në samit u miratua plani afatgjatë mbështetës për Ukrainën. Sipas LaRouche, është shumë e qartë se NATO-ja nuk dëshiron që konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë të zgjidhet në rrugë diplomatike, çka është sinjal për popullin ukrainas se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Njëkohësisht, me investimet nga vendet anëtare të NATO-s, Ukraina do të sigurojë një arsenal gjigant armësh. Kjo eksperte paralajmëron se, pas përdorimit të municioneve thërrmuese, ukrainasit do ta kuptojnë që asnjëri nuk kujdeset për jetën dhe sigurinë e tyre. Kur qeveria amerikane shpalli ofrimin e municioneve thërrmuese për Ukrainën, megjithëse përdorimi i tyre nuk përshtatet me politikat e shumicës së vendeve të NATO-s, këto vende nuk e kundërshtuan një gjë të tillë me veprime konkrete.

Foto: VCG
Në samit u miratua plani më gjithëpërfshirës për mbrojtjen rajonale pas Luftës së Ftohtë, gjë që synon të forcojë dukshëm praninë ushtarake në krahun lindor të NATO-s. LaRouche beson se është e mundshme që veprimet e NATO-s do ta përshkallëzojnë konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në një luftë globale, duke shtuar se mbështetësit e “shkatërrimit të Rusisë” e shpërfillën një gjë të tillë. Pas konfliktit ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, shumë ekspertë janë shprehur se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes dhe presioni i vazhdueshëm ndaj Rusisë ishin ndër faktorët kryesorë që e shkaktuan këtë konflikt. (Li Huailiang/Artan)
