Nënshkruhet deklarata e përbashkët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës
2023-07-14 15:32:30

Foto nga VCG
Në kryeqytetin lituanez, Vilnius, vendet e G7-s njoftuan nënshkrimin e një deklarate të përbashkët në mbështetje të Ukrainës.
Deklarata, që u nënshkrua nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Italia, përfshin zotime për të vepruar në mënyrë shumëpalëshe për t’i ofruar Ukrainës garanci afatgjatë sigurie, bën të ditur “ATSH”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se deklarata për Ukrainën do ta bëjë të qartë se mbështetja do të zgjasë në të ardhmen dhe do të krijojë një rrugë drejt anëtarësimit në NATO për Ukrainën. (Irma)
Lajmet Kryesore
