Mediat amerikane: Probleme prej mbetjeve radioaktive nga studimi i bombës atomike në shekullin e kaluar nga ShBA-ja
2023-07-14 15:26:28

CFP

CFP

Sipas njoftimeve të së mërkurës nga "Associated Press" (AP), në shekullin e kaluar ShBA-ja studioi bombën atomike në qytetin Saint Louis, duke krijuar atje një problem të mbetjeve radioaktive që vazhdon ende edhe tani.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga AP-ja, qeveria amerikane dhe kompanitë përgjegjëse për prodhimin e bombës atomike dhe pikat e rezervimit të mbetjeve atomike në Saint Louis i njihnin rreziqet për sa i përket shëndetit, rrjedhjes, ruajtjes së papërshtatshme të lëndëve ndotëse etj., por i shpërfillën këto probleme. Pas dhjetëra vjetësh, megjithëse shumica e punës së pastrimit ka përfunduar, problemet e mbetura ende vijojnë të krijojnë shqetësime në këtë zonë.

Sipas raportit, hetuesit federalë të shëndetit zbuluan se disa persona që në fëmijëri kishin luajtur në një përrua të ndotur nga mbetjet e uraniumit, kishin rrezik më të madh nga kanceri. Për shkak të shqetësimeve nga radioaktiviteti, një shkollë fillore u mbyll vitin e kaluar, kurse një ndërmarrje e trajtimit të mbeturinave po shpenzon milona dollarë për të parandaluar gjatë djegies nëntokësore prekjen e materialeve bërthamore të hedhura në mënyrë të paligjshme. (Xu Guang)