Hygerta Sinani ( foto personale)
Shitjet online janë një treg në rritje në Shqipëri dhe prej tyre shumë biznese dhe individë po përfitojnë. Interneti dhe mediat sociale kanë krijuar mundësi të mahnitshme për bizneset, për të arritur më shumë klientë të mundshëm dhe për të ndërtuar tregun e tyre.
Sot ka më shumë se katër miliardë përdorues të përditshëm të internetit dhe ky numër do të vazhdojë të rritet, duke ofruar një mundësi për të arritur një audiencë të madhe. Webfaqe, ndërmarrje dhe sipërmarrje të panumërta po drejtojnë mesazhe drejt këtyre katër miliardë përdoruesve. Ju mund të përdorni përmbajtjen (content) për të krijuar më shumë vetëdije për markën dhe për të rritur shitjet tuaja thotë Hygerta Sinani, eksperte e shitjeve online.
Shitjet online në Shqipëri (Foto Interweb.al)
CMG: Hygerta si e shihni tregun e blerjes së produkteve online ?
Hygerta Sinani: E shoh si një treg të mirëfilltë tashmë, pasi sa më shumë kalon koha aq më tepër avancon ky treg. Ne jemi të mbingarkuar nga lajmet e përditshme si dhe produktet, të cilat na reklamohen në mediat sociale . Të gjithë kanë mundësi të zgjedhin, të jenë më të gatshëm për të bërë blerje të shpejta.
CMG: Cilat janë moshat dhe gjinia që blen më tepër online ?
Hygerta Sinani: Këtu do të bëja një dallim. Së pari do dallojmë rrjetet sociale pra nëse flasim për TikTok, Instagram, Facebook etj.
Të treja këto platforma në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshojnë nga njëra- tjetra. Shitjet tashmë janë më të shpejta në TikTok, duke e lënë pas Instagramin, i cili funksionon si një katalog. Gjithashtu shitje shumë të larta ka edhe Facebook, pasi është një platformë më e hershme dhe njerëzit janë mësuar me këtë rrjet social.
Shitjet online (Foto Business Magazine Albania)
CMG: Po për sa i përket gjinisë , kush blen më shumë online?
Hygerta Sinani: Online me tepër blejnë burrat. Kjo tingëllon pak e habitshme pasi të gjithë mendojmë që më tepër blejnë vajzat. Por në fakt, vajzat janë më të prirura të shkojnë në një dyqan fizik në krahasim me meshkujt. Këta të fundit janë më të drejtpërdrejtë në atë që kërkojnë, nuk harxhojnë më tepër kohë për ta parë produktin, por thjesht e blejnë.
CMG: Cilat do ishin disa nga specifikat për shitjet online. Si të shesim më mirë ?
Hygerta Sinani: Tregimi i një historie e lidh anëtarin e audiencës me mesazhin dhe e angazhon atë. Përdorni tregimin në përmbajtjen tuaj dhe do të ketë angazhimi në rrjet do të jetë më i gjerë. Përmbajtja mund të jetë e mërzitshme, veçanërisht kur është me shkrim. Përdorimi i pamjeve vizuale në një botë dixhitale që është gjithnjë në zhvillim, është çelësi i suksesit për rritjen e markës.
E mira e kohës që jetojmë është se përmbajtja vizuale mund të rivlerësohet në vende të ndryshme dhe mënyra të shumta. Investimi i burimeve për krijimin e përmbajtjes vizuale do t’i kthehet biznesit tuaj, në rritjen e audiencës tuaj dhe rritjen e shitjeve.
Kur një biznes krijon përmbajtje, po mendohet për një grup të madh njerëzish në internet, që do të konsumojnë atë përmbajtje. Problemi është se ky grup konsumon përmbajtjen në mënyrë individuale. Përmbajtja e duhur i bën klientët të ndihen sikur ju po komunikoni me ta. Ju duhet të krijoni përmbajtje për një person, i cili është klienti juaj ideal.
Të gjitha qeniet njerëzore janë të ndryshme, kështu që kur përpiqeni të arrini tek të gjithë, përfundoni të mos arrini askënd. Përdorni marketing në përmbajtje për të krijuar më shumë vetëdije për markën tuaj dhe rritja e shitjeve do të pasojë.
Hygerta Sinani ( foto personale)
CMG: Një platformë e re, por që ndihmon shumë tregun e shitjeve është TikTok ?
Hygerta Sinani: TikTok është platforma e duhur për të punuar me shitjet. Tashmë ka një tjetër karakter dhe shihet jo vetëm si mënyrë për t’u argëtuar, por edhe për të shitur. Aty njerëzit dalin live dhe krijojnë komunikim me njëri -tjetrin dhe kjo i jep mundësinë kësaj platforme të gjenerojë më shumë shitje dhe më shumë ndjekës.
CMG: Si ndihesh ti që merresh çdo ditë me shitjet online ?
Hygerta Sinani: Absolutisht mirë dhe mendoj që çdo ditë në këtë profesion unë zhvilloj dhe kuptoj horizonte të reja. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të shesësh dhe mbi të gjitha të krijosh material për të tjerët.
Unë kam shumë vite që punoj në marketingun dhe shitjet online dhe çdo ditë e shoh sifdë me veten.
CMG: Si të zhvillohemi në marketingun online?
Hygerta Sinani: Do të këshilloja të mos ndiqni vetëm kurse online dhe të mendohet që jeni të gatshëm për të punuar.
Studimi duhet të jetë i mirëfilltë dhe në çdo kohë që të krijoni një bagazh dijesh. Dhe mbi të gjitha të mos e ndërprisni studimin pasi është e rëndësishme. Teknologjia avancon çdo ditë
Intervistoi: Megi Latifi