Tragjedia e municioneve thërrmuese në Laos do të kopjohet në krizën e Ukrainës?
2023-07-14 16:08:31

Në këtë verë, kur nxënësit laosianë provuan gëzimin e udhëtimit në tren me shpejtësi të lartë "Lancang" në hekurudhën Kinë-Laos, ata nuk e dinin se për të ndërtuar këtë hekurudhë, projektuesit shpenzuan mbi dy vjet për të pastruar municionet thërrmuese amerikane të mbetura përgjatë vijës hekurudhore 

Këto municione thërrmuese janë hedhur në Laos nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Ditët e fundit, qeveria amerikane deklaroi dhënien e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën me vlerë prej 800 milionë dollarësh amerikanë, ku përfshihen municionet thërrmuese të shkatërrimit në masë, të përcaktuara nga ligjet amerikane si kategori e ndaluar, duke ringjallur kujtimet e njerëzve për Luftën e Vietnamit.

Pas shpërthimit të krizës së Ukrainës, pala amerikane i ofroi palës ukrainase shumë armë dhe municione. Por pasi ShBA-ja deklaroi ofrimin e municioneve thërrmuese Ukrainës, vendet e tjera perëndimore shprehën kundërshtim. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Britania është vend pjesëmarrës në Konventën Ndërkombëtare për Ndalimin e Bombave Thërrmuese dhe "nuk nxit përdorimin" e këtyre armëve. Edhe Spanja, Kanadaja e vende të tjera shprehën kundërshtim.

Municionet thërrmuese janë armë të shkatërrimit në masë. Një municion thërrmues përfshin dhjetëra, e madje edhe qindra nënmunicione, të cilat mund të shpërndahen në mënyrë të pakontrolluar pas hedhjes dhe kanë përqindje të lartë mosshpërthimi.

Por këto nënmunicione të pashpërthyera nuk janë të sigurta. Kur fryn era, ose bujqit i prekin gjatë punëve në arë, ose dikush i prek gjatë ecjes, ato mund të shpërthejnë.

Në problemin e përdorimit të municioneve thërrmuese, qëndrimet e ShBA-së ndryshojnë shumë shpejt. Në vitin 2008, qeveria e ShBA-së premtoi se ushtria amerikane nuk do të përdorë municione thërrmuese dhe se do t'i mbante të mbyllura të gjitha këto municione. Por municionet thërrmuese të dhuruara për Ukrainën janë prodhuar para mbi 40 vjetësh dhe janë mbajtur të mbyllura prej 15 vjetësh. Para një viti, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se përdorimi i municioneve thërrmuese mund të gjykohet si krim lufte. (Xu Guang)