Scholz: Marrëveshja e G7-s siguron më shumë mbështetje për Ukrainën
2023-07-14 15:34:24

Foto nga VCG

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ndihma ushtarake për Ukrainën është forcuar në afat të gjatë nga premtimi i mbështetjes së grupit G7.

Nga samiti i NATO-s, në kryeqytetin lituanez Vilnius, Scholz tha se zhvillimi kishte të bënte me një partneritet sigurie të bazuar në një strategji afatgjatë, në të cilën mund të mbështetet edhe Ukraina. (Irma)