Përgatitjet për Lojërat e 31-ta Universitare Botërore të FISU-së në qytetin Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, duke përfshirë ndërtimin e stadiumeve, sistemimin e personelit dhe instalimin e pajisjeve mbështetëse, kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Lojërat e 31-ta Universitare Botërore të FISU-së, ose që njihen shkurt edhe si Universiadë, do të hapen në Chengdu më 28 korrik.
Chengdu do të bëhet qyteti i tretë në pjesën kontinentale të Kinës që do të presë Universiadën Verore të përdyvjetshme, pas Pekinit në vitin 2001 dhe Shenzhenit më 2011.
Qyteti Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, që njihet si "shtëpia e pandave", renditet ndër destinacionet kryesore për turistët nga e gjithë bota. Si simbol i qytetit, një panda e quajtur "Rongbao" do të shërbejë si maskot për Lojërat e ardhshme.