
Foto: CMG
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka kompetencën për ta këshilluar Japoninë se ku t'i depozitojë ujërat e ndotura të centralit bërthamor Daiichi të Fukushimës, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së Rafael Mariano Grossi.
Në një vizitë në Ishujt Kuk, ku ai informoi Forumin e Ishujve të Paqësorit (PIF) mbi përfundimin e IAEA-së se plani i Japonisë për t'i hedhur ujërat e ndotura të centralit bërthamor plotësonte standardet ndërkombëtare të sigurisë, në një konferencë shtypi një gazetar i Grupit Mediatik të Kinës pyeti se pse IAEA-ja nuk e këshilloi Japoninë që ta trajtojë ujin brenda vendit nëse IAEA-ja beson se uji është i sigurt.
"Sepse nuk është kompetenca jonë ta bëjmë këtë. Ajo që na kërkuan të bëjmë? Nuk bëjmë politikë për Japoninë. Ajo që bëri pala japoneze, është që tha: 'Ne kemi këtë plan, ne kemi këtë plan. A është i drejtë ky plan apo i padrejtë?", u përgjigj Grossi.
IAEA-ja publikoi një raport më 4 korrik, sipas të cilit plani i diskutueshëm për të lëshuar mbi një milion tonë ujëra të zeza në oqean gjatë tre dekadave të ardhshme, pasi trajtimit me një sistem të përparuar të përpunimit të lëngjeve (ALPS), ishtenë përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe do të kishte "ndikim të papërfillshëm radiologjik mbi njerëzit dhe mjedisin".
Gjatë procesit ALPS, uji do të hollohet për të zvogëluar sasinë e izotopit radioaktiv tritium që përmban.
Lëshimi pritet të fillojë që në muajin e ardhshëm.
Raporti u kritikua nga anëtarët e një paneli të Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF), të cilët thanë se IAEA-ja po hiqte dorë nga përgjegjësia e saj, duke mos rishikuar arsyetimin pas planit, i cili është një parim bazë i sigurisë.
Shumë organizata, duke përfshirë PIF, qeveritë rajonale dhe grupet e peshkimit në Japoni, e kanë kritikuar planin, duke thënë se shkarkimi i ujërave të zeza të përdorura për të ftohur reaktorët bërthamorë, të cilët u shkrinë gjatë tërmetit dhe cunamit të vitit 2011, mund të ketë ndikim të gjerë, duke shkaktuar edhe pasoja negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut.
