Senatorët, projektligj për të bllokuar nxjerrjen nga NATO nga çdo president amerikan
2023-07-14 21:37:38

Senatorët demokratë dhe republikanë iu kthyen të mërkurën një përpjekje për të bllokuar çdo president amerikan që të largojë Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja, ndërsa udhëheqësit e aleancës merrnin pjesë në një takim të nivelit të lartë në Vilnius, të Lituanisë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Rezoluta e përbashkët, është një përpjekje e re nga Kongresi për të parandaluar tërheqjen e çdo presidenti amerikan nga aleanca pa miratimin e Senatit.

“Presidenti nuk do të pezullojë, denoncojë ose tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut, themeluar në Uashington, DC, më 4 prill 1949, pa miratimin e Senatit, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të pajtohen ose në përputhje me një Ligj të Kongresit", thuhet në projektligj.

Propozuesit kryesorë përfshijnë senatorin demokrat Tim Kaine, anëtar të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Shërbimet e Armatosura, dhe senatorin republikan Marco Rubio, nënkryetar i komisionit të inteligjencës.

Projektligji është paraqitur vazhdimisht në vitet e fundit, përfshirë edhe gjatë mandatit të ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili shprehu dëshirën që Shtetet e Bashkuara të largohen nga aleanca ushtarake.