Kanali 5.1 miliardë dollarësh do të lidhë Parisin me rrugët ujore evropiane
2023-07-13 10:29:19

Foto nga VCG

Pas shumë diskutimeve ka nisur në Francë puna për Kanalin e Evropës Seine-Nord (SNEC), një projekt prej 5.1 miliardë eurosh i krijuar për të thyer një nga pengesat kryesore të transportit të kontinentit. Kanali ambicioz i gjatë 107 kilometra do të lidhë lumin Oise dhe Kanalin Dunkirk-Escaut, duke krijuar një rrjet rrugësh ujore të afta për të transportuar mallra midis Parisit, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, shkruan “RTSH”.

Kanali kalon nëpër tokën që dikur përbënte Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore dhe zbatimi i projektit do të marrë parasysh edhe detyrën delikate të zbulimit të eshtrave të ushtarëve përgjatë rrugës së tij.

Projekti ka shumë sfida, mes të cilave edhe ridrejtimin e rrjedhës së një lumi, që të bëhet funksional në vitin 2030. (Elona)