Tregtia e jashtme e mallrave e Kinës, rritje 2.1 % në 6-mujorin e parë
2023-07-13 21:31:23

Në gjysmën e parë të vitit 2023 tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 2.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 20.1 trilionë juanë (2.8 trilionë dollarë), sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Administrata e Përgjithshme e Doganave.

Foto: VCG

Foto: VCG

Eksportet arritën në 11.46 trilionë juanë, 3.7 për qind më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa importet u ulën me 0.1 për qind, duke kapur vlerën e 8.64 trilionë juanëve, treguan të dhënat.

Në gjysmën e parë të vitit 2023 tregtia e mallrave e Kinës me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” u shtua me 9.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zënë 34.3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të vendit.

Foto: VCG

Foto: VCG

Njëkohsisht, ASEAN-i mbeti partneri më i madh tregtar i Kinës. Vëllimi i importeve dhe eksporteve u shtua në 3.08 trilionë juanë, duke u rritur 5.4 për qind dhe duke përbërë 15.3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Kinës. (Li Huailiang/Artan)