
Foto nga VCG
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nxiti Ukrainën të zbatojë reforma të mëtejshme në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Von der Leyen u ofrua të punojë intensivisht me Ukrainën për reformat e nevojshme, të cilat janë të domosdoshme, si lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve, bën të ditur “ATSH”.
“Reformat në këto fusha janë një parakusht për t’u bashkuar me të dy institucionet”,- deklaroi Von der Leyen duke vlerësuar përpjekjet e Kievit në muajt e fundit.
“Është mbresëlënëse të shohësh ritmin me të cilin Ukraina po reformohet ndërsa zhvillon një betejë mbrojtëse kundër Rusisë”,- shtoi ajo.
BE-ja po ndihmon gjithashtu në rritjen e prodhimit të municioneve për të ndihmuar Ukrainën të plotësojë stoqet. (Elona)
