Kina do ta ngrejë hapjen në një nivel të ri, për të promovuar kontrollin e dyfishtë mbi lëshimin e karbonit
2023-07-13 14:37:31

Kina po synon ta ngrejë në mënyrë aktive hapjen e saj në një nivel të ri, sipas një mbledhjeje të Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme të zhvilluar të martën.

Mbledhja, e kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping, bëri thirrje gjithashtu për përpjekje që të nxitet kalimi gradual nga kontrolli i dyfishtë mbi sasinë dhe intensitetin e konsumit të energjisë te kontrolli i dyfishtë mbi sasinë dhe intensitetin e lëshimit të karbonit.

Xi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Ushtarak Qendror, theksoi se pakësimi i lëshimit të karbonit është bërë një fokus strategjik, teksa ndërtimi i qytetërimit ekologjik ka hyrë në një periudhë kritike.

CFP

Ai vuri në dukje rëndësinë e hapjes institucionale dhe thellimin e reformës institucionale në investime, tregti, financa dhe inovacion, ndër fushat e tjera kryesore të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me jashtë, për të rritur hapjen e Kinës në një nivel të ri.

Kina ka respektuar angazhimet që ka marrë për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë nëpërmjet hapjes së tregut të vet për vendet e tjera të botës, duke u bërë partnere tregtare kryesore e mbi 140 vendeve dhe rajoneve.

CFP

Vlera e tregtisë së jashtme vjetore të Kinës arriti një rekord 42.07 trilionë juanë (afro 5.85 trilionë dollarë amerikane) në vitin 2022, duke u renditur në vendin e parë në botë për gjashtë vjet me radhë. 

Sipas kësaj mbledhjeje, duhet të shfrytëzohet plotësisht roli i ekonomisë së brendshme të fortë të Kinës për të tërhequr burimet globale dhe faktorët e prodhimit, në një situatë ndërkombëtare komplekse.

CFP

Në tre vjetët e fundit, Kina ka arritur mesatarisht një rritje ekonomike vjetore prej 4.5 %, afro 2.5 pikë përqindjeje më e lartë sesa mesatarja botërore, theksoi kryeministri kinez Li Qiang në Forumin Veror të Davosit të këtij viti.     

Në mbledhje u nxit lidhja e ngushtë mes ndërtimit të një ekonomie të hapur me standard të lartë dhe strategjive kombëtare, si bashkëpunimi me cilësi të lartë për "Një brez, një rrugë", duke bërë thirrje edhe për optimizimin e dizajnit të nivelit të lartë të sistemeve të reja për një ekonomi të hapur, për thellimin e reformës institucionale në tregti e investime, zgjerimin e hyrjes në treg dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe të sistemit të shërbimeve e të mbështetjes.

CFP

Gjithashtu, në mbledhje u theksua nevoja e forcimit të kapacitetit bazë, e përmirësimit të sistemeve të mbështetjes dhe e krijimit në mënyrë aktive të kushteve për ndërtimin dhe zbatimin e një sistemi të kontrollit të dyfishtë për lëshimin e karbonit.

Kalimi te kontrolli i dyfishtë i lëshimit të karbonit thekson orientimin e politikave të kontrollit të konsumit të energjisë fosile, të inkurajimit dhe të promovimit të zhvillimit të përshpejtuar të energjisë së re dhe të shpejtimit e transformimit të strukturës së energjisë, u shpreh Administrata Energjetike Kombëtare në një konferencë shtypi.

Sipas saj, ky kalim duhet të ofrojë më shumë elasticitet për konsumin e përgjithshëm të energjisë, që favorizon ekuilibrin mes zhvillimit dhe lëshimit të karbonit. (Xu Guang)