Mediat amerikane shqetësohen për ofrimin e municioneve thërrmuese nga ShBA-ja Ukrainës
2023-07-13 14:57:33

CFP

CFP

Kohët e fundit, qeveria amerikane shpalli ofrimin e një kontingjenti të ri ndihme ushtarake për Ukrainën, ku përfshihen municione thërrmuese të shkatërrimit në masë, të përcaktuara nga ligjet amerikane si kategori e ndaluar. Radio Publike Kombëtare (NPR) raportoi të martën se në Laos e Vietnam, bombat  thërrmuese të mbetura të pashpërthyera që u hodhën nga ushtria amerikane, ende shkaktojnë shumë vdekje edhe sot.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së, nga viti 1964 deri më 1973, ShBA-ja bëri 580 mijë bombardime, duke hedhur mbi 2 milionë tonë bomba, duke përfshirë municionet thërrmuese. Gjatë Luftës së Vietnamit, municionet thërrmuese të ushtrisë amerikane shkaktuan afro 50 mijë civilë të vdekur dhe të plagosur në Laos, Vietnam e Kamboxhia. Në Laos vlerësohet se afro 8 mijë municione thërrmuese nuk kanë shpërthyer. Pas luftës, vetëm më pak se 1% e bombave të pashpërthyera janë pastruar. Këto municione thërrmuese të mbetura kanë shkaktuar afro 20 mijë të vdekur dhe shumë të plagosur e të gjymtuar. (Xu Guang)

CFP

CFP