Organizata e Bashkëpunimit të Shangait synon një jetë më të begatë të njerëzve
2023-07-13 18:46:03

Gjatë zhvillimit të Forumit të Miqësisë Popullore të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe Forumit të Qyteteve Binjake në qytetin Qingdao, u mbajt ceremonia e hapjes së Kursit të Trajnimit për Zbutjen e Varfërisë OBSh 2023. Këtë vit, 70 kursantë nga vendet anëtare të OBSh-së do të marrin trajnime të organizuara nga provinca Shandong, me fokus në qeverisjen e ndërtimin rural, zhvillimin e sektorit bujqësor dhe integrimin e bujqësisë e turizmit. Përmes diskutimeve teorike dhe udhëtimeve në terren, ata do të mësojnë nga përvoja kineze për zbutjen e varfërisë dhe rigjallërimin rural.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në fund të vitit 2012, në Kinë kishte ende mbi 98 milionë banorë që jetonin nën nivelin e varfërisë. Por deri në vitin 2020, të gjithë banorët e prekur nga vështirësitë ekonomike dolën nga skamja, duke krijuar një mrekulli në historinë e uljes së varfërisë në historinë njerëzore. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e vlerësoi Kinën si vendin që dha kontributin më të madh në zbutjen e varfërisë globale në dekadën e fundit.

Në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2021 që u organizua në Dushanbe, Kina njoftoi ofrimin e 1 mijë vendeve të trajnimit për zbutjen e varfërisë ndaj vendeve anëtare të kësaj organizate, krijimin e 10 punishteve “Luban” për kualifikim profesional dhe zhvillimin e mbi 30 projekteve të bashkëpunimit në fusha si shëndetësia, higjiena, zbutja e varfërisë, asistenca sociale, kultura dhe arsimi. Ndihma për vendet në nevojë do ndikojë në forcimin e ngritjes së kapaciteteve të tyre, do të përmirësojë jetesën dhe shtojë mirëqenien e popujve.

Në rajonin Tashkent, pajisjet e ujitjes inteligjente janë vënë në përdorim në Parkun Demonstrativ Bujqësor për Kursimin e Ujit Kinë-Uzbekistan, të cilat mund të kursejnë energji elektrike, ujë dhe plehra kimike, duke rritur me 30% rendimentin e pambukut me 50% më pak konsum ujor.

Teknikë kinezë në Uzbekistan për të përhapur sistemin e kursimit të ujit(Foto:Xinhua)

Ekspertë kinezë në Uzbekistan për të përhapur sistemin e kursimit të ujit(Foto:Xinhua)

Në Kazakistan, Universiteti Veriperëndimor i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Kinës dhe Universiteti Shtetëror i Kazakistanit të Veriut kanë bashkëpunuar për të kryer vlerësimin e cilësisë së produkteve bujqësore në laboratorin e përbashkët, për të gjetur farë më të përshtatshme për bimët ekonomike që mund të mbillen në Parkun Demonstrativ të Teknologjisë Bujqësore Kinë-Kazakistan.

Në Pakistan, nga kultivimi i orizit hibrid, promovimi i teknologjisë Juncao (rritja e kërpudhave me bar special, por jo dru), deri në prezantimin e lulelakrës kineze dhe mbjellja e specave me prodhimtari të lartë...të gjitha projektet e bashkëpunimit bujqësor Pakistan-Kinë po vijojnë të përparojnë. Kryeministri pakistanez Shabaz Sharif tha se bujqësia është shtylla e ekonomisë së vendit të tij dhe një burim i rëndësishëm i këmbimit valutor. Organizata e Bashkëpunimit e Shangait ka thelluar bashkëpunimin në teknologjitë bujqësore, duke sjellë mundësi të reja për zhvillimin bujqësor të Pakistanit.

Sohail Khan, zëvendëssekretar i përgjithshëm i OBSh-së, tha se situata aktuale globale e sigurisë ushqimore është serioze dhe forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fushën e bujqësisë moderne do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm ekonomiko-shoqëror të shteteve anëtare të organizatës.

Produkte bujqësore të vendeve anëtare të OBSh-së në ekspozitën e organizuar në qytetin Qingdao të provincës Shandong të Kinës Lindore, 2022(Foto:VCG)

Produkte bujqësore të vendeve anëtare të OBSh-së në ekspozitën e organizuar në qytetin Qingdao të provincës Shandong të Kinës Lindore, 2022(Foto:VCG)

Vitet e fundit, tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore midis Kinës dhe shteteve të tjera anëtare të OBSh-së ka vazhduar të zgjerohet. Që nga marsi i këtij viti, 699 ushqime shtazore e bimore në 12 kategori nga shtetet anëtare të kësaj organizate u futën në tregun kinez. Ndërkohë, Kina është e përkushtuar të ndërtojë platforma të reja dhe të hapë kanale të tjera, në mënyrë që të shërbejë si një urë për tregtinë bujqësore dhe bashkëpunimin e investimeve mes të gjitha vendeve anëtare të OBSh-së.

Forcimi i shkëmbimit dhe bashkëpunimit brenda kornizës së OBSh-së për pakësimin e varfërisë dhe teknologjinë bujqësore ka domethënie të rëndësishme për të përshpejtuar procesin e zhdukjes së varfërisë globale dhe për të promovuar zhvillimin e ekonomisë botërore. Për këtë, Kina premtoi se do të forcojë më tej lidhjen e politikave bujqësore dhe rurale me shtetet e tjera anëtare të OBSh-së, do të promovojë bashkëpunimin praktik në teknologjitë bujqësore dhe zhvillimin rural dhe do të kontribuojë më shumë në kauzën e pakësimit të varfërisë globale.

Në fund të majit të këtij viti, në provincën Shaanxi të Kinës Qëndrore u mbajt Forumi i OBSh-së për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Mirza Mohammad Afridi, nënkryetar i Senatit pakistanez, tha se vendi i tij duhet të mësojë nga përvoja e Kinës, duke kombinuar rritjen ekonomike dhe përparimin social, t'i kushtojë vëmendje përmirësimit të aftësive të fermerëve dhe zhvillimit e përdorimit të burimeve të rinovueshme, të përpiqet të arrijë objektivin e uljes së varfërisë dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, të promovojnë stabilitetin social dhe lulëzimin ekonomik.

"Ekspertët kinezë sollën varietete të reja të grurit dhe teknika të mbjelljes në Kazakistan, të cilat kanë përmirësuar cilësinë dhe rendimentin e grurit, ndërsa mielli nga Kazakistani tani ka mbërritur edhe mbi tavolinat e familjeve kineze". Kështu tha Zhang Nuo, një student nga Kazakistani që po studion në Universitetin Veriperëndimor të Bujqësisë dhe Pylltarisë (NWAFU). Ai dëshiron që të marrë më shumë njohuri nga përvoja kineze për zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e bujqësisë, duke kontribuuar në nxitjen e bashkëpunimit midis vendit të tij dhe Kinës në fusha të ndryshme.

Foto:VCG

Foto:VCG

"Përvoja e zhvillimit të integrimit urbano-rural të Kinës është një referencë e rëndësishme". "Uzbekistani ka luftuar vazhdimisht me tokën e kripur-alkaline. Përvoja e Kinës në menaxhimin e këtyre tokave është shumë e vlefshme për ne". "Duam të importojmë pajisje për rritjen inteligjente të pulave”. Gjithnjë e më shumë prej zyrtarëve dhe studentëve që kanë qëndruar në Kinë u kanë lindur ide të tilla. 

Ulja e varfërisë është bërë një pjesë e rëndësishme e programit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ndërsa përmbajtja e mekanizmit të bashkëpunimit është pasuruar dhe përmirësuar vazhdimisht. Si një anëtare themeluese e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Kina ka bërë arritje të jashtëzakonshme në uljen e varfërisë. Qëndrimi i hapur i Kinës ka krijuar kushte të favorshme për të gjitha palët për të ndarë përvojën dhe zgjidhjet e Kinës.