Feride Istogu Gillerberg dhe Yue Lin (Foto personale)
Këngët e artistes shqiptare Lola Aleksi Gjoka u ndoqën me mjaft interes edhe në Worcester dhe Boston të Massachusetts, të SHBA gjatë muajit qershor. Veprimtaria u zhvillua nga Kisha Ortodokse shqiptare e Shën Mërisë në Worcester, ku e ftuar ishte dhe sopranoja Feride Istogu Gillesberg, përfaqësuese e Institutit Shiler në Danimarkë, iniciatorja e realizimit të projektit të këngëve të Lola Aleksi Gjoka, pianistes së parë shqiptare. E ftuar në Radio Ejani, sopranoja Feride Istogu Gillesberg, na tregon rreth aktivitetin dhe prezantimit të projektit të saj, me këngët e pianistes Lola Aleksi Gjoka, por edhe interpretimin e saj në këtë koncert, i cili u mbyll me këngën kineze për dashurinë “Kanding Love Song”, interpretuar nga mikja e Kinës, sopranoja, Feride Gillesberg si dhe tenori kinez Yue Lin.
Feride Istogu Gillerberg dhe Rosaria Petta (Foto personale)
CMG: Zonja Feride na tregoni rreth aktivitetit tuaj më të fundit
Feride Istogu Gillesberg: Unë jam përfaqësuese e Institutit Shiler në Danimarkë, inisiatorja e realizimin e projektit me këngët e Lola Aleksi Gjoka, pianistes së parë shqiptare. Këngët e saj janë një thesar i kombit tonë. Unë isha e ftuar për të marrë pjesë në Festivalin shqiptar në Worcester, Massachusetts në muajin qershor, për të kënduar disa këngë të Lola Gjokës, por edhe për të prezantuar projektin për shqiptarët dhe amerikanët, të cilët ndoqën këtë aktivitet në tre ditë. Erdhën tek unë shumë njerëz, madje edhe fëmijë, të cilët më kanë falenderuar për këto këngë të bukura.
CMG: Si e priti publiku këtë koncert?
Feride Istogu Gillesberg: Kisha mundësi që të shpërndaja CD dhe të flisja me shumë njerëz. Kulmi i kësaj vizite në Amerikë, ishte një koncert në Boston që u organizua nga Instituti Shiler, ku unë këndova këngët e Lola Aleksi Gjokës, bashkë me me mua këndoi edhe një soprano nga Insituti Shiler e cila është mësuese e muzikës.
Një surprizë e bukur në atë koncert ishte kur dy artistë kinezë, njëri në instrument dhe një këngëtar kënduan dy këngë shqiptare në gjuhën kineze dhe bashkë me tenorin kinez unë këndova këngën “Kandin Love song”. Njerëzit në koncert janë çuditur jo vetëm se koncerti ka qenë me këngë shqiptare dhe amerikane, por kulmi ishte kur kinezët kanë kënduar këngët tona shqiptare në gjuhën e tyre. Këngët shqiptare janë shumë të njohura në Kinë dhe njerëzit nga një shtet i madh i njohin këngët e një shteti të vogël dhe i këndojnë ato. Ky është një dialog vërtetë i veçantë. Unë mendoj se koncerti në Boston ka qenë i bukur për arsye të dialogut mes kulturave, për të cilin unë punoj edhe me Institutin Shiler.
Feride Istogu Gillerberg dhe Loris Kastrioti Skënderbeu (Foto personale)
- Në këtë Festival shqiptar në Worcester morën pjesë mijëra persona, kryesisht shqiptarë nga Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara, të cilët në këtë veprimtari shijuan kuzhinën, vallet dhe muzikën popullore shqiptare. Ky vit përkon me përvjetorin e 40-të të Festivalit Shqiptar dhe me këtë rast rrugës Salisbury, në Worcester, iu vu emri i heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në përkujtim të 555-vjetorit të vdekjes së tij. Një delegacion i Arbëreshëve shqiptarë të emigruar në Itali 535 vite më parë, ishin ftuar për të marrë pjesë në përurimin e rrugës dhe në festival. Pjesë të këtij delegacioni ishin edhe Rosario Petta, guvernatori i Piana delgi Albanese, qytet arbëresh afër Palermos, si edhe Loris Kastrioti Skënderbeu, familjar i brezit të pesëmbëdhjetë të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky aktivitet bashkoi shqiptarët e botës së vjetër dhe asaj të re në një manifestim të trashëgimisë të përbashkët të historisë, kulturës dhe gjuhës.
Këngët e Lola Gjokës ishin një kontribut i veçantë për festivalin, pasi ato zënë një vend të veçantë në shpirtin shqiptar. Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare, i ka vendosur 51 këngë të vjetra popullore shqiptare në pentagram dhe e përpunoi shoqërimin e tyre me piano. Për fat të keq, këngët e Lolës nuk këndohen shumë sot dhe shumica e brezit të ri, nuk i njeh ato. Autorja e projektit të këngëve të Lola Aleksi Gjokës ishte e ftuar për të kënduar disa nga këngët e saj, si edhe për të bërë të ditur se këto këngë janë një thesar i kombit tonë, të cilat kanë nevojë për një rilindje.
Sava Lena