
Foto: VCG
Presidenti francez Emmanuel Macron e kundërshtoi të mërkurën përpjekjen e NATO-s për të hapur një zyrë ndërlidhjeje në Japoni, gjë që ka mosmarrëveshjet brenda aleancës ushtarake perëndimore.
Aleanca, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar të shtojë bashkëpunimin ushtarak me partnerët e saj të Azi-Paqësorit.
Për vitin e dytë me radhë, udhëheqësit e Australisë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut ndoqën një samit të NATO-s.
NATO-ja kishte planifikuar të hapte një zyrë ndërlidhjeje në Tokio, por Franca e bllokoi një gjë të tillë, duke këmbëngulur që NATO-ja duhet të përqendrohet në përgjegjësinë e saj për mbrojtjen e rajonit euro-atlantik.
"Çfarëdo që të thonë njerëzit, gjeografia është kokëfortë. Indo-Paqësori nuk është Atlantiku Verior, kështu që nuk duhet të japim përshtypjen se NATO-ja po krijon njëfarë legjitimiteti dhe një prani të ngulitur gjeografikisht në zona të tjera," tha Macron-i pas samitit të NATO-s në kryeqytetin lituan Vilnius.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg këmbënguli pas takimit me kryeministrin japonez se hapja e zyrës së ndërlidhjes mbetet "në tryezë."
Pekini ka paralajmëruar kundër një zgjerimi të mëtejshëm të pranisë së NATO-s në rajonin e Azi-Paqësorit, duke e quajtur atë një lëvizje që mund të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.
