Vendet baltike, akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore për aleatët e NATO-s
2023-07-13 17:05:19

Anëtarët e NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania, po u japin aleatëve të tyre ushtarakë akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore të përbashkët, për të mbrojtur qiejt mbi shtetet baltike.

Ministrat e Mbrojtjes të tri vendeve baltike në kufi me Rusinë miratuan një deklaratë të përbashkët në samitin e NATO-s, në Vilnius, bën të ditur “ATSH”.

Kjo do të thotë se të gjithë aleatët e NATO-s mund të përdorin hapësirën ajrore pa një njoftim paraprak.

Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë.

NATO-ja ka siguruar hapësirën ajrore të Balltikut që nga viti 2004.  (Elona)