ShBA, 90 % e të papunëve janë afro-amerikanë
2023-07-12 15:51:59

CFP

Sipas njoftimeve të uebsajtit "The Hill" më 7 korrik, Zyra e Statistikave të Punës e ShBA-së publikoi raportin e vet më të ri, që tregon se, deri në prill të këtij viti, afro 90 % e të papunëve në ShBA janë afro-amerikanë.

Sipas raportit, që nga pranvera e këtij viti, numri i të papunëve në ShBA u shtua me 300 mijë, ku përfshihen afro 267 mijë afro-amerikanë. Tani, shkalla e papunësisë së afro-amerikanëve është 6 %, afro dyfishi i të bardhëve amerikanë, që është 3.1 %. Për shkak të shqetësimeve të mëtejshme për depresionin ekonomik në të ardhmen, përqindja e papunësisë është ruajtur në një nivel relativisht të ulët, por niveli i papunësisë në grupe të ndryshme është i ndryshëm. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë së hispaniko-amerikanëve u rrit në 4.3 %.

Ekspertët amerikanë shprehen që, nëse situata vazhdon të përkeqësohet, të ardhurat e afro-amerikanëve dhe grupeve të tjera të prekshme do të pakësohen shumë shpejt.(Xu Guang)