
Foto nga VCG
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s.
Konflikti Rusi-Ukrainë është ndër pikat kryesore të rendit të ditës për liderët e NATO-s, së bashku me diskutimin e një rruge të ardhshme për vendin e shkatërruar për t'u bashkuar me aleancën, bën të ditur “RTSH”.
Aleanca po përballet me pyetje në lidhje me një rrugë të mundshme drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO, si dhe ndihmë shtesë ushtarake ndërsa kundërofensiva e saj vazhdon.
Zelensky u shpreh më herët se nuk planifikonte të merrte pjesë në samit, teksa kërkoi një rrugë më të qartë për vendin e tij për t'u bashkuar me aleancën së bashku me garancitë e sigurisë.
Biden dhe Zelensky kanë pasur takime të shumta të profilit të lartë gjatë muajve të fundit. Udhëtimi i parë i presidentit ukrainas jashtë Ukrainës që nga fillimi i konfliktit ishte në Uashington pak para krishtlindjes, ku ai u prit nga Biden në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë përpara se të mbante një fjalim në Kongres.
Disa muaj më vonë, Biden bëri një vizitë të papritur në Kiev për të shpallur një paketë ndihme prej gjysmë miliardë dollarësh.
Takimi i tyre i fundit u zhvillua në Samitin e G7-s në Hiroshima, Japoni, në maj. (Elona)
